Kalo te përmbajtja kryesore
← Të gjitha zgjidhjet

Depo dhe menaxhim inventari

Terminale mobile dhe skanerë për kontroll të saktë të mallit, nga pranimi te inventarizimi.

Për kë është

Për depo, magazina dhe fabrika — kudo ku malli pranohet, lëviz, ruhet dhe numërohet.

Pajisim depot me terminale mobile Android, skanerë pa tela dhe printerë etiketash, të integruar me proceset tuaja të pranimit, lëvizjes dhe inventarizimit. Ju këshillojmë për zgjedhjen e pajisjeve dhe i mirëmbajmë ato — si servis i autorizuar i Bixolon dhe Henex, por edhe për marka të tjera.

Nga një pajisje te sistemi i plotë

Depo e vogël

Një ose dy skanerë pa tela ose një PDA për pranim dhe inventar, plus një printer etiketash.

Depo ose fabrikë e madhe

Disa PDA dhe skanerë pa tela, printerë etiketash për çdo zonë pune dhe një server që mban të dhënat e inventarit.

Gabimet më të shpeshta

Motor skanimi që nuk e lexon etiketën reale

Në depo etiketat rrudhen, zbehen dhe dëmtohen. Skanerët me motor të dobët ndalojnë punën pikërisht aty — prandaj zgjedhim pajisje që i lexojnë edhe barkodet në gjendje të keqe.

PC i zakonshëm në vend të serverit

Një PC i lirë mund të duket i mjaftueshëm, por kur ndalon, ndalon gjithë depoja. Serveri është ndërtuar për punë pa ndërprerje dhe për mbrojtjen e të dhënave.

Softueri dhe integrimi

Ne furnizojmë dhe konfigurojmë pajisjet; softuerin e zgjidhni ju. Kemi punuar me softuerët e pothuajse çdo ofruesi në Kosovë, të mëdhenj e të vegjël — pajisjet i lidhim me sistemin që përdorni tashmë.

Servisi pas shitjes

Për Bixolon dhe Henex jemi servisi i autorizuar; riparojmë edhe Zebra, Honeywell dhe marka të tjera, në garanci dhe jashtë saj. Furnizojmë letër termike, etiketa, ribbon dhe pjesë ndërrimi.

Si funksionon servisi →

Para se të kërkoni ofertë

  • Madhësia e depos dhe numri i punëtorëve që skanojnë
  • Çfarë skanoni: etiketa paletash, kutish, artikujsh — dhe në çfarë gjendje
  • Softueri i depos ose ERP që përdorni
  • Mbulimi me Wi-Fi në depo
  • Madhësia dhe sasia e etiketave që printoni
  • Pajisjet ekzistuese që duhet të lidhen

Pyetje të shpeshta

Pse server dhe jo një PC i zakonshëm?

Serveri është ndërtuar për të punuar pa ndërprerje, me pjesë rezervë dhe mbrojtje të të dhënave. Për një depo ku shumë pajisje punojnë me të njëjtin inventar, kjo është diferenca mes një dite normale dhe një dite të humbur.

Shihni serverët HPE ProLiant →

Kur më duhet PDA dhe kur mjafton skaneri pa tela?

Skaneri pa tela dërgon barkodin në kompjuter brenda rrezes së bazës. PDA ka ekranin dhe aplikacionin vetë, kështu që punëtori sheh dhe regjistron të dhënat kudo në depo — e dobishme për pranim, lëvizje dhe inventarizim.

Produkte të lidhura

Diskutoni projektin me ne

Kërkoni konsultim dhe merrni një propozim konkret — pajisje, instalim, konfigurim dhe servis nga një partner i vetëm.