Hoteleri dhe gastronomi
Printerë porosish dhe faturash për restorante, bare dhe hotele — të shpejtë dhe të qëndrueshëm.
Për kë është
Për hotele, restorante, bare dhe fast food — nga një banak i vetëm te lokalet me kuzhinë, bar dhe disa pika porosie.
Printerë faturash për arkë dhe printerë porosish për kuzhinë e bar, të përshtatur për ambiente me nxehtësi dhe lagështi. Instalim, lidhje me sistemin tuaj të porosive dhe servis lokal — i autorizuar për Bixolon dhe Henex.
Nga një pajisje te sistemi i plotë
Lokal i vogël
Një printer faturash në arkë, i lidhur me sistemin tuaj të porosive.
Restorant ose hotel
Printerë faturash në arkë, printerë porosish në kuzhinë dhe bar, dhe furnizim i rregullt me letër termike.
Gabimet më të shpeshta
Printer pa markë në ritmin e lokalit
Në orët e pikut printeri punon pa pushim. Sipas përvojës sonë, shumë printerë faturash pa markë kanë kokë printimi që zgjat rreth 25 km letër; një Bixolon zgjat të paktën 75 km, shpesh më shumë.
Printeri i gabuar për kuzhinën
Kuzhina ka nxehtësi dhe lagështi. Printeri i porosive duhet të jetë i ndërtuar për këtë ambient dhe i lidhur siç duhet me sistemin e porosive.
Softueri dhe integrimi
Ne furnizojmë dhe konfigurojmë pajisjet; softuerin e zgjidhni ju. Kemi punuar me softuerët e pothuajse çdo ofruesi në Kosovë, të mëdhenj e të vegjël — pajisjet i lidhim me sistemin që përdorni tashmë.
Servisi pas shitjes
Për Bixolon dhe Henex jemi servisi i autorizuar; riparojmë edhe Zebra, Honeywell dhe marka të tjera, në garanci dhe jashtë saj. Furnizojmë letër termike, etiketa, ribbon dhe pjesë ndërrimi.
Si funksionon servisi →Para se të kërkoni ofertë
- Numri i arkave dhe i pikave të porosisë (kuzhinë, bar)
- Sistemi i porosive ose softueri i arkës që përdorni
- Lidhja: USB, rrjet (LAN) ose Wi-Fi
- Sa fatura printoni në ditë afërsisht
- A ju duhet furnizim i rregullt me letër termike
Pyetje të shpeshta
Pse Bixolon dhe jo një printer më i lirë?
Sepse printeri i lokalit punon me çdo porosi. Koka e printimit e një Bixolon zgjat të paktën 75 km letër, ndërsa shumë modele pa markë sipas përvojës sonë zgjasin rreth 25 km. Dhe për Bixolon jemi servisi i autorizuar në Kosovë.
A punojnë printerët me sistemin tim të porosive?
Punojmë me softuerët e ofruesve në Kosovë, të mëdhenj e të vegjël. Na tregoni çfarë sistemi përdorni dhe e lidhim printerin me të.