Kalo te përmbajtja kryesore
← Të gjitha zgjidhjet

POS për shitje me pakicë dhe supermarkete

Pajisje dhe konfigurim i plotë për arkat e shitjes — nga skaneri te printeri i faturave.

Për kë është

Për butikë, farmaci, markete, supermarkete dhe zinxhirë supermarketesh — nga një dyqan me një arkë te rrjetet me shumë pika shitjeje.

Një arkë që punon mirë nuk vërehet — vërehet vetëm kur ndalon. Prandaj çdo zgjidhje e jona për shitje me pakicë fillon me një analizë të shkurtër të vendit tuaj të punës: sa artikuj kalojnë në orë, çfarë barkodesh skanoni, sa hapësirë ka banaku dhe me çfarë sistemi arke punoni. Mbi këtë bazë përzgjedhim pajisjet: skaner 1D apo 2D, me kabell apo desktop për skanim pa duar; printer faturash me shpejtësinë dhe prerësin e duhur; terminale dhe aksesorë sipas nevojës. I instalojmë dhe i konfigurojmë në ambientin tuaj — nga formati i faturës te profilet e skanimit — dhe e trajnojmë stafin që dita e parë të kalojë pa telashe. Më pas mbetemi partneri juaj teknik: si servis i autorizuar i Bixolon dhe Henex për Kosovë, kryejmë mirëmbajtjen dhe riparimet me pjesë origjinale dhe ju furnizojmë me letra termike e materiale të tjera harxhuese, që arka juaj të mos ndalojë kurrë për arsye që parandalohen.

Nga një pajisje te sistemi i plotë

Një arkë

Një skaner barkodi dhe një printer faturash, të lidhur me softuerin tuaj të arkës.

Zinxhir ose market i madh

Disa arka me skanerë dhe printerë faturash, printerë etiketash për çmime dhe një server që mban të dhënat e përbashkëta.

Gabimet më të shpeshta

Printeri më i lirë del më i shtrenjti

Sipas përvojës sonë, koka e printimit e shumë printerëve të faturave pa markë zgjat rreth 25 km letër; një Bixolon zgjat të paktën 75 km, shpesh edhe më shumë sipas modelit. Diferenca e çmimit kthehet shpejt.

Skaner 1D kur ju duhet 2D

Shumë biznese blejnë skaner vetëm 1D dhe më vonë zbulojnë se duhet të lexojnë kode QR ose kode nga ekrani i telefonit. Edhe motori i skanimit ka rëndësi: skanerët e dobët nuk lexojnë barkode në produkte të ngrira, të dëmtuara, të rrudhura ose të zbehura.

Softueri dhe integrimi

Ne furnizojmë dhe konfigurojmë pajisjet; softuerin e zgjidhni ju. Kemi punuar me softuerët e pothuajse çdo ofruesi në Kosovë, të mëdhenj e të vegjël — pajisjet i lidhim me sistemin që përdorni tashmë.

Servisi pas shitjes

Për Bixolon dhe Henex jemi servisi i autorizuar; riparojmë edhe Zebra, Honeywell dhe marka të tjera, në garanci dhe jashtë saj. Furnizojmë letër termike, etiketa, ribbon dhe pjesë ndërrimi.

Si funksionon servisi →

Para se të kërkoni ofertë

  • Lloji i biznesit dhe numri i lokacioneve e arkave
  • Çfarë barkodesh skanoni (1D, QR, kode nga telefoni) dhe në çfarë gjendje (p.sh. produkte të ngrira)
  • Sa fatura dhe etiketa çmimi printoni afërsisht
  • Softueri i arkës që përdorni ose planifikoni
  • Pajisjet ekzistuese që duhet të mbeten
  • Lidhja e preferuar: USB, rrjet (LAN) ose Wi-Fi
  • A nevojitet instalim në vend

Pyetje të shpeshta

Pse të paguaj më shumë për një skaner 2D se për një 1D?

Skaneri 1D lexon vetëm barkodet klasike me vija. Skaneri 2D lexon edhe kode QR dhe kode nga ekrani i telefonit, dhe zakonisht ka motor skanimi më të fortë për barkode të dëmtuara ose të zbehura. Nëse sot apo nesër ju duhen këto, 2D ju kursen një blerje të dytë.

Pse më duhet printer faturash dhe pse kushton aq?

Printeri i faturave punon çdo ditë, me çdo shitje. Një model cilësor si Bixolon ka kokë printimi që zgjat të paktën 75 km letër, ndërsa shumë modele pa markë sipas përvojës sonë zgjasin rreth 25 km — pra çmimi më i ulët shpesh do të thotë printer i ri më shpejt.

Pse më duhet server — a nuk mjafton një PC prej 200 eurosh?

Për një arkë të vetme shpesh mjafton kompjuteri ekzistues. Kur disa arka ose lokacione ndajnë të njëjtat të dhëna, serveri është ndërtuar për punë pa ndërprerje, me pjesë rezervë dhe mbrojtje të të dhënave që një PC i zakonshëm nuk i ka.

Shihni serverët HPE ProLiant →

Produkte të lidhura

Diskutoni projektin me ne

Kërkoni konsultim dhe merrni një propozim konkret — pajisje, instalim, konfigurim dhe servis nga një partner i vetëm.