Printim mobil dhe punë në terren
Printerë dhe terminale portativë për dërgesa, shitje në terren dhe kontroll mobil.
Për kë është
Për ekipe dërgesash, shitje në terren dhe kontroll mobil — kudo ku fatura ose etiketa duhet printuar larg zyrës.
Për ekipet në lëvizje ofrojmë printerë mobil me bateri të qëndrueshme dhe terminale robuste, të konfigururar për punë të gjatë jashtë zyre — me këshillim për modelin e duhur dhe servis — të autorizuar për Bixolon dhe Henex.
Nga një pajisje te sistemi i plotë
Një ekip në terren
Një printer mobil për fatura ose etiketa, i lidhur me telefonin ose terminalin ekzistues.
Flotë dërgesash
PDA me skaner për çdo punëtor dhe printer mobil për secilin, të konfiguruar njësoj për gjithë ekipin.
Gabimet më të shpeshta
Pajisje pa markë për punë të përditshme
Në terren pajisjet bien, ngrohen dhe punojnë gjithë ditën me bateri. Modelet e lira pa markë shpesh nuk e durojnë këtë ritëm dhe ekipi mbetet pa pajisje.
Skaner vetëm 1D
Nëse dokumentet ose produktet kanë kode QR, pajisja me skanim vetëm 1D nuk mjafton. Zgjedhim pajisjen sipas kodeve që skanoni realisht.
Softueri dhe integrimi
Ne furnizojmë dhe konfigurojmë pajisjet; softuerin e zgjidhni ju. Kemi punuar me softuerët e pothuajse çdo ofruesi në Kosovë, të mëdhenj e të vegjël — pajisjet i lidhim me sistemin që përdorni tashmë.
Servisi pas shitjes
Për Bixolon dhe Henex jemi servisi i autorizuar; riparojmë edhe Zebra, Honeywell dhe marka të tjera, në garanci dhe jashtë saj. Furnizojmë letër termike, etiketa, ribbon dhe pjesë ndërrimi.
Si funksionon servisi →Para se të kërkoni ofertë
- Sa punëtorë punojnë në terren
- Çfarë printoni: fatura, etiketa apo të dyja
- Çfarë kodesh skanoni (1D, QR)
- Telefoni, PDA ose aplikacioni që përdor ekipi
- Lidhja: Bluetooth ose Wi-Fi
Pyetje të shpeshta
A punon printeri mobil me softuerin tim?
Punojmë me softuerët e ofruesve në Kosovë, të mëdhenj e të vegjël. Na tregoni çfarë aplikacioni përdor ekipi dhe ju këshillojmë për lidhjen e duhur.
Si lidhet printeri mobil?
Printerët mobil zakonisht lidhen me Bluetooth ose Wi-Fi me telefonin ose PDA-në. E konfigurojmë që ekipi të printojë që nga dita e parë.