Sisteme barkodesh dhe printim etiketash
Zgjidhje të plota etiketimi — printerë, materiale dhe konfigurim për çdo format.
Për kë është
Për fabrika, depo dhe dyqane që etiketojnë vetë mallin — nga etiketat e çmimeve te etiketat e produkteve dhe të transportit.
Nga etiketat e çmimeve te etiketat logjistike: ju ndihmojmë të zgjidhni printerin, gjerësinë e etiketës dhe metodën e printimit që i përshtatet volumit tuaj, dhe e konfigurojmë sistemin deri në printimin e parë.
Nga një pajisje te sistemi i plotë
Etiketim i vogël
Një printer etiketash desktop dhe etiketat e duhura për produktet tuaja.
Prodhim ose depo
Printerë etiketash për çdo linjë ose zonë, furnizim i rregullt me etiketa e ribbon dhe skanerë që verifikojnë etiketat.
Gabimet më të shpeshta
Printer etiketash i lirë për punë të vazhdueshme
Printerët pa markë shpesh nuk e mbajnë ritmin e printimit të përditshëm dhe cilësia e etiketës bie — barkodi i printuar keq pastaj nuk skanohet.
Madhësi e gabuar e etiketës
Gjerësia e printerit dhe madhësia e etiketës duhet të përputhen me produktet tuaja. E zgjedhim bashkë para blerjes, që të mos ju mbeten printer ose etiketa që nuk përshtaten.
Softueri dhe integrimi
Ne furnizojmë dhe konfigurojmë pajisjet; softuerin e zgjidhni ju. Kemi punuar me softuerët e pothuajse çdo ofruesi në Kosovë, të mëdhenj e të vegjël — pajisjet i lidhim me sistemin që përdorni tashmë.
Servisi pas shitjes
Për Bixolon dhe Henex jemi servisi i autorizuar; riparojmë edhe Zebra, Honeywell dhe marka të tjera, në garanci dhe jashtë saj. Furnizojmë letër termike, etiketa, ribbon dhe pjesë ndërrimi.
Si funksionon servisi →Para se të kërkoni ofertë
- Çfarë etiketoni dhe sa etiketa në ditë
- Madhësia e etiketës dhe ku ngjitet (karton, plastikë, produkte të ftohta)
- Nga printoni: softueri ose sistemi juaj
- Lidhja: USB, rrjet (LAN) ose Wi-Fi
- A ju duhet edhe furnizim i rregullt me etiketa dhe ribbon
Pyetje të shpeshta
Pse më duhet printer etiketash dhe pse kushton aq?
Etiketa e printuar mirë skanohet herën e parë në arkë, në depo dhe te klienti juaj. Një printer cilësor e mban cilësinë dhe ritmin vit pas viti; një model i lirë shpesh duhet zëvendësuar shpejt.
A më furnizoni edhe me etiketa dhe ribbon?
Po. Furnizojmë etiketa, letër termike, ribbon dhe pjesë ndërrimi, që printeri juaj të mos ndalojë.